Ditën e sotme u arrestua një 45-vjeçar shqiptar në Greqi. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje në Shqipëri që në vitin 2014.
45-vjeçari kishte arritur të arratisej dhe të fshihej në Kretë. Atje ai qarkullonte me një emër tjetër dhe i pajisur me dokumente fallse .
Ndërkohë përpos gjobës, po nisin procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.