Të dhënat e Cens-it të popullsisë dhe banesave nuk do të publikohen në 19 qershor siç Instituti i Statistikave kishte njoftuar.
“Konferenca për linçimin e rezultateve të CENS-it do të mbahet më 28 qershor dhe do të pasqyrohen dhe do të publikohen të dhënat kryesore të tij”, tha Elsa Dhuli, drejtoresha e INSTAT.
Nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat, deputeti demokrat Edomond Spaho akuzoi se shtyrja e afateve të publikimit të rezultateve të Cens-it po ndodh për të rritur artificialisht numrin e popullsisë.
Ndaj INSTAT-it po ushtrohet presion që nga 2.74 milionë banorë që kanë qenë me regjistrimin e fundit, me këtë regjistrim ta nxjerri 2.65 milionë banorë ndërkohë që numri real i popullsisë është nën 2 milionë banorë”, tha Edmond Spaho, deputet i Partisë Demokratike.
Por për drejtoreshën e Institutit të Statistikave, Ela Dhuli publikimi i rezultateve në fund të qershorit vjen vetëm si pasojë e sasisë së madhe të të dhënave.
“Jemi në një proces përpunimi të një databaze shumë voluminoze të Censit e cila kërkon rakordime dhe konsistencë”, tha Elsa Dhuli, drejtoresha e INSTAT.