TURI I PATURPËSISË
》Pasi ka dëbuar më shumë se një milion shqiptarë në 11 vjet qeverisje…
》Pasi ka mbi 5 vjet që tallet me votën e diasporës…
》Pasi krijoi edhe një gjasme ministri të drejtuar nga një personazh qesharak si Majko…
》Pasi e ka përçarë edhe diasporën me patronazhistët e vet më keq se ç’e kishte përçarë ati i vet shpirtëror Enveri…
》Pasi i zhytur në korrupsion e hajdutëri, nuk I ka mbetur strehë tjetër veç nacionalizmit kallp…
》Pasi i paaftë të krijojë një diplomaci dinjitoze, e ka zëvendësuar këtë ose me karagjozllëqet që bën gjatë takimeve me partnerët ndërkombëtarë, ose me shitjen e interesave kombëtare…
… Borati organizon sot takimin e dytë me patronazhisto-emigrantët.
Ta gëzoni të dashur bashkëkombës në Itali!
Futini një të qarë emocionale bashkë me sharlatanin dhe ndjehuni krenarë me mashtrimet e njeriut më manipulator dhe më të paskrupullt që ka drejtuar ndonjëherë shtetin shqiptar…