Për herë të dytë në historinë e sajë, Shqipëria do të marrë pjesë në finalet e një Kampionati Europian.
Një histori që përsëritet pas atij kualifikimi në Euro 2016, nën urdhrat e trajnerit De Biazi, arritje e konsideruar si ‘maja’ e futbollit shqiptar.
Tashmë nën drejtimin e Sylvinhos, Kombëtarja shqiptare është në përgatitjet e fundit për të luajtur një tjetër kampionat Europian, me listën e lojtarëve që u bë publike vetëm ditën e sotme.
ZYRTARE! ‘Të bëjmë krenar shqiptarët’, Sylvinho publikon listën për në Euro 2024
Nga skuadra e 2016-tës ka mbijetuar Etrit Berisha, i cili pritet të jetë titullar edhe në këtë Europian. Më pas janë edhe Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Naser Aliji dhe Amir Abrashi të cilët ishin pjesë e skuadrës në Francë 2016.
Një prej tyre në fakt nuk luajti asnjë minutë në atë aktivitet. Ai është Naser Aliji, i cili nuk gjeti minutazh në asnjë nga ndeshjet nën urdhrat e De Biazit. Dhe nëse Mitaj shfaqet në një formë të mirë në Euro 2024, historia mund të përsëritet.
Amir Abrashi rikthehet në Kombëtare! Sylvinho: Na duhet eksperiencë në Europian