Kuvendi i Shqipërisë ka nisur në orën 13:00 dhe ka katër orë në dispozicion për të zhvilluar debatin për rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga socialistët dhe që pritet që të kulmojë me miratimin dhe ngritjen e një super komisioni për të kontrolluar institucionet mes tyre drejtësinë e re. Opozita është pozicionuar kundër.
“Lufta kundër korrupsionit duhet më e fortë duke shtrënguar të treja radhët e pushteteve në një front të vetëm. Me domosdoshmërinë e forcimit të ligjit dhe nevojën e rritjes së standardit duhet të angazhohemi për një valë të re me përfshirjen e të tre pushteteve. Kjo është domosdoshmëri buron nga procesi i diagnozës që KE ka bërë për Shqipërinë dhe nga të gjitha detyrat e procesit në përgjithësi” tha kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi.