Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Arbrit.
Furgoni i linjës Peshkopi-Tiranë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 5 persona.
Raportohet se katër nga të lënduarit është dërguar në spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Klos/informacion paraprak
Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.