Cristiano Ronaldo edhe pse në moshën 39-vjeçare nuk di të ndalet së thyeri rekorde.
Portugezi mbylli me stil sezonin e tij të parë të plotë në Arabinë Saudite me një dy golësh ndaj Al Ittihad, me Al Nasr që triumfoj 4-2.
Një dopietë e cila ngjit CR7, në majën e golashënuesve në Arabi me 35 gola, duke vendosur një rekord të ri.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga ish- sulmuesi i Al Nassr dhe ndërkombëtari maroken Abderrazak Hamdallah , i cili shënoi 34 gola në 2018-19.
Tashmë Ronaldo është lojtari i parë në histori që është shpallur golashënuesi i kampionatit në katër liga të ndryshme, Premier League, La Liga (x3), Serie A dhe në Saudi Pro League.
فرحـة الهدف التاريخـي 🤩 pic.twitter.com/xp15yuKGwx
— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) May 27, 2024