-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazeta greke: Minimi i ri që po i bën Rama Fredi Belerit

Kryesoret

Gazeta greke “Kathimerini” është rikthyer sërish duke shkruar për dosjen e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri që kandidon edhe për Eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” të kryeministrit Mitsotakis.

“Në një vendim që synon të minojë kandidaturën për Demokracinë e Re në zgjedhjet evropiane të kryebashkiakut të burgosur etnik grek të Himarës, drejtësia shqiptare ka shtyrë seancën e parë të apelit të Fredi Belerit në Gjykatën e Apelit për më 7 qershor.

Duke qenë se procedurat nuk do të shterohen me një seancë, është fare e qartë se apeli do të vendosë pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 9 qershor.

Krijimi i pengesave shihet gjithashtu se synon veshjen e Belerit me një mantel parregullsie për të përforcuar imazhin se qeveria e Edi Ramës po projekton në Shqipëri për një luftë kundër korrupsionit.

Madje, është fare e qartë se Rama po pret nëse Beleri do të zgjidhet në zgjedhjet europiane dhe nëse po, çfarë renditje do të arrijë” shkruan gazeta greke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit