-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e opozitës, Teliti: Rama të na sjellë Veliajn

Kryesoret

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, në fjalën e tij gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, u shpreh se Edi Rama duhet të detyrojë kryetarin e Bashkisë Erjon Veliajn të dalë pasnesër para Këshillit Bashkiak për të dhënë llogari.

Ai shtoi se vetëm atëherë kreu i qeverisë mund të flasë për luftën ndaj korrupsionit, referuar fjalës së Ramës ditën e dijshëm në Kuvend ku u diskutua mbi një rezolutë për luftën kundër korrupsionit.

“Falenderim për qendresën tuaj të nëntë sot.

Rama dje fliste për korrupsionin se si donte ai ta luftonte atë, e ka një provë të parë për ta dhënë pasnesër, ku është thirrur mbledhja e këshillit bashkiak. A do ketë fuqi të sjellë Veliajn para këshilltararëve të japë llogari?

Ku kanë shkuar 30 mln eurot e drejtorëve të tij?

A do Rama të luftojë korrupsionin? Veliaj refuzon të bëjë transparencë. A ka fuqi ta detyrojë të vijë në Këshill e të japë shpjegon pse 6 mln iu morën shkollave e çerdheve dhe u çuan te inceneratori inekzistent?

Nëse e sjell pasnesër atëherë mund të flasë se si luftohet korrupsioni.

Por ata janë një grup i strukturuar që po tradhtojnë Shqipërinë e vjedhin pronën publike.

Kështu siç jemi edhe sot, të vijojmë qendresën” tha Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit