Është zbuluar nga policia një qendër masazhi në Tiranë, e përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Uniformat blu bëjnë me dije se një 19-vjeçar është shpallur në kërkim ndërsa në pranga kanë rënë menaxherja si dhe një punonjëse. Tre persona të tjerë ndërkohë po procedohen penalisht.
“Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 19-vjeçari.
Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve së bashku me një punonjëse, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Fusion'” thuhet në njoftim.