-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në pritje të ‘huliganëve’, Europiani lë pa pushime policinë gjermane

Kryesoret

Policia gjermane pritet të aktivizojë një plan sigurie me 5 pika për mbarëvajtjen e kompeticionit më të rëndësishëm europian të futbollit, që pritet të nisë muajin e ardhshëm.

Europiani i futbollit do të nisë në Mynih më 14 qershor, me ndeshjen e parë që do të vendosë përballë mikpritësit e Gjermanisë me Skocinë, në stadiumin “Allianz Arena”

Sipas organizatorëve, më shumë se 2.7 milionë fansa do të ndjekin ndeshjet në stadium, teksa 12 milionë të tjerë do të jenë të grumbulluar në sheshet kryesore të 10 qyteteve ku janë parashikuar të luhen takimet e Europianit.

Për këtë arsye, edhe policia gjermane po kryen përgatitjet e fundit për të qenë e gatshme në situatat e ndryshme që mund të krijohen, huliganët e dhunshëm, hajdutët, kriminelët, emigrantët e paligjshëm apo edhe terroristët.

Më shumë se 22 mijë efektivë policisë do të vendosen në kufij, stadiume, Fan Zone, aeroporte, stacione trenash dhe zona të tjera me njerëz çdo ditë.

Bild raporton se forcat e rendit janë veçanërisht të shqetësuar për rrezikun e huliganëve gjatë Kampionatit Evropian.

Në mars, Mail Sport raportoi se mijëra tifozëve të futbollit iu është ndaluar të ndjekin Anglinë në Gjermani nën një masë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Mbi 1600 tifozë me urdhra ndalimi do të detyrohen të dorëzojnë pasaportat e tyre në polici nga 4 qershori deri në finalen e Kampionatit Evropian më 14 korrik, për t’u siguruar që nuk do të tentojnë të ndjekin ndeshjet.

Kushdo që nuk dorëzon pasaportën e tij ose tenton të udhëtojë në Gjermani do të përballet me një gjobë të madhe ose burgim, me një dënim maksimal prej gjashtë muajsh.

Ndërkohë, Bild raporton se huliganët gjermanë po përgatiten për trazira, ku eventin e shohin si një ‘lojë në shtëpi’ ku duhet treguar ‘forca’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit