Një i mitur ka shkuar sot në spitalin e Sarandës me 2 plagë thike.
16-vjeçari me iniciale P.L ka dy plagë, një në gjoks dhe një në dorë.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2.
Policia po punon për të zbardhur situatën.