-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detajet e fundit/ Si i zunë pritë avokatit të Berishës teksa çonte djalin në kopsht

Kryesoret

Kanë dalë në skenë detaje të reja nga ngjarja e mëngjesit të sotëm, ku Sokol Mëngjesi avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, është dhunuar me grushte e leva nga tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-bllokut, aty ku avokati ka banesën e tije.

Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar i kanë zënë pritë Mëngjesit pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Avokati Sokol Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimin e tij ndërsa është ende duke marrë ndihmën mjekësore në spital.

Mësohet se ai ka fraktura në kokë dhe demtime në trup, por për momentin është në urgjencë në gjendje të stabilizuar.

Sakaq, policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, që ndodhi në një zonë të populluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit