-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhoma e Avokatëve: Dënojmë sulmin kundër Sokol Mëngjesit

Kryesoret

Dhoma e Avokatëve ka dënuar sulmin e fortë fizik ndaj avokatit Sokol Mëngjesi në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Bllokut në Tiranë. Ky institucion i kërkon drejtësisë që të zbulojë dhe arrestojë autorët e këtij sulmi.

Gjithashtu Universiteti i Tiranës dënoi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. “Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi.

Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm. Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mëngjesit. Urojmë shërim sa më të shpejtë të kolegut tonë Prof. Dr. Sokol Mëngjesi”, njoftoi UT.

Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e të mërkurës. Ai po dërgonte djalin në kopsht kur u godit. Autorët mbeten ende të paidentifikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit