Mëngjesin e kësaj të mërkure, 35 shkolla në Atikë, Greqi, morën një email kërcënues ku thuhej se brenda objekteve ishin vendosur bomba.
Gjithçka ka nisur pas një email-i kërcënues për bombë.
Sipas informacioneve që përcjellin mediat greke bëhet fjalë për një shaka dhe autori dyshohet se është rus. Autoritetet janë në kërkim të gjurmëve të tij elektronike.
Mirëpo, në shkollën fillore 144 të Athinës pati një trazirë pasi askush nuk i kishte njoftuar prindërit dhe mësuesit se çfarë kishte ndodhur.
Kjo është një ngjarje e cila ka ndodhur edhe më parë në rajon, në vende si Kosova apo Mali i Zi, të cilat janë hasur me këtë e-mail kërcënues, ndërsa jo më shumë se 2 javë më parë ndodhi edhe në Shqipëri.