-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kërcet’ arma në Prishtinë, policia zbardh detajet e para

Kryesoret

Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, pa bërë të ditura detajet se si ka ndodhur ngjarja.

“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjet dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër)”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj,  personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit