Pasditen e sotme, flakët kanë përfshirë katin nëntokë të spitalit të Shkodrës duke sjellë panik tek pacientet. Zjarri ka përfshirë dhomat ku ndodhet farmacia e spitalit.
Edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës por deri me sot nuk janë zbuluar arsyet.
Në vitet e fundit, të shumta kanë qenë zjarret në këtë institucion shëndetësor.