Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë është dhunuar avokati Sokol Mëngjesi. Në muajt e fundit, Mëngjesi ka qenë prezent në media pasi po mbron edhe çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, bashkë me Genci Gjokutajn.
Ngjarja ka ndodhur në Bllok. Avokati është dërguar për mjekim në spital. Autorët ende nuk janë identifikuar.
“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur Sokol Mengjesi me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është normale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve” njofton policia.