-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Kapet mashtruesi norvegjez, mbushi xhepat duke premtuar vende pune

Kryesoret

Një 60-vjeçar nga Norvegjia, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se u zhvaste lekë njerëzve duke u premtuar kontrata pune. Raportohet se shtetasi me iniciale K. K., u ka marrë shuma të ndryshme parash nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

“DVP Tiranë/ Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit