-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Kryesoret

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se në orët e mëngjesit të sotëm është përfshirë nga zjarri një dhomë në këtë spital.

Sipas njoftimit të spitalit, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

“Rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm ka pasur një zjarr në katin e katërt  të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pjesëtarët e sigurimit kanë intervenuar menjëherë në shuarjen e zjarrit dhe po ashtu janë njoftuar policia dhe zjarrfikësit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik”, thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje thuhet se me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e teknologjisë informative është djegur dhe se tashmë janë në proces të konstatimit të dëmit material.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit