Një 39-vjeçar nga Korçë është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje dhe shantazh.
Sipas policisë, i arrestuari është Kreshnik Aliaj.
Ai dyshohet se nëpërmjet komunikimeve në rrjete sociale, ka kanosur për jetën, një shtetas 37 vjeç, nëse ai nuk do t’i jepte një shumë parash prej 2000 eurosh.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti në qytetin e Korçës.