-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

24 orë pas dhunës! Autorët në kërkim, porositësi në qeli, avokati në reanimacion

Kryesoret

24 orë pas dhunimit, vijon që të jetë e rëndë gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi. Avokati ndodhet i shtruar në Reanimacion në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin dhe monitorimin e mjekëve. Ka disa fraktura në kokë që iu shkaktuan nga goditjet me sende të forta të tre personave.

Tre autorët që e sulmuan në derën e kopshtit ku sapo çoi fëmijën në zonën e Bllokut janë Dorian Alia, Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj. Romario Tabaku ka siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarja.

Dorian Alia u dorëzua vetë pasditen e djeshme. Policia arrestoi Dritan Nanon që dyshohet se organizoi skenën dhe dhunimin. Avokati Mëngjesi u dhunua për shkak të detyrës.

Ai përfaqësonte një familje në një çështje prone, të cilën e kishin fituar në proces gjyqësor në Shkallën e Parë dhe në Apel, por njëri prej pjesëtarëve të familjes nuk ka pranuar të paguajë sipas kontratës, që rezulton të jetë Dritan Nano, i cili porositi dhunën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit