E ndërsa avokati Sokol Mëngjesi vazhdon që të jetë në gjendje të rëndë për jetën, dy persona janë arrestuar për dhunën kundër tij, porositësi dhe një nga katërt të rinjtë që e goditën.
Dritan Nano, i cili akuzohet si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ka mohuar lidhjen me ngjarjen.
Ndërkohë që Dorian Alia, i cili u dorëzua vetë tha se qëllimi nuk ishte që ta plagosnin rëndë por vetëm që t’i jepnin një mesazh të qartë që të tërhiqej.