Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht më datë 29 maj të këtij viti nga tre persona në zonën e ish bllokut.
Ai përmes një deklarate noteriale vë në dijeni Gjykatën e Tiranës se ka rregulluar marrëdhëniet me Dritan Nanon, i cili dyshohet si persona që ka porositur aktin.
Mëngjesi përmes mbrojtësit ligjor në seancën e sotme ka depozituar deklaratën, teksa Nano kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh këtë kërkesë dhe la në fuqi masën e sigurisë për Nanon.