Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj u shpreh sot në Kuvend se nuk është kërkuar ende falje për krimet e diktaturës. Ai ftoi që të ketë reflektim mbi të kaluarën, që të mos përsëritet më.
“Shumëkush, kundërshtinë e pati zgjedhje të vetëdijshme, të tjerët të vetëdijshëm nënshtrimin. Të parët, janë heronj, të dytët janë njerëz. Heronjtë krijojnë shembullin, njerëzit duhet të mësojnë prej forcës së tij e depersonalizomi mos të mbetet e vetmja rrugë për ta. Gjithmonë është dikush që qëndron. Nga kjo masë njerëzore, dalin individë, që shpëtojnë dinjitetin e një kombi përballë historisë.
Të qenit në atë anë do të thotë të mishërosh, të falësh të ngjashmin tënd që u shndërrua në instrument shtazërie, ndërkohë ke gjetur rrugën të bashkëjetosh me zhgënjimin e tmerrshëm të mungesës së drejtësisë, dikush të kërkojë falje, dikush të hetojë mbi të kaluarën, që dikush në majë të gishtave të lërë një pusullë që nuk mbërrin kurrë me fjalën ndjesë. Kjo nuk ndodh. Për çudi, shoh njerëz të sigurimit të shtetit, prokurorë, që japin intervista, shpërlarje në media, me një dialekt nga koha e vjetër ‘Enveri inë’” tha ai.