-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Noka: Altin Dumani si Aranit Çela, Rama si Enveri

Kryesoret

Në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti Flamur Noka gjatë diskutimit për projekt-rezolutën për krimet e komunizmit në seancën plenare u shpreh se Edi Rama është bërë si Enver Hoxha duke shtypur opozitën. Kreun e SPAK-ut, Altin Dumani e krahasoi me Aranit Çelën.

“Enveri në atë kohë shpalli armike opozitën dhe u bënte gjyqe popullore deputetëve. Edveri juaj sot e shpall armike opozitën, e linçon dhe u bën gjyqe publike me Altin Dumanin si dikur me Aranit Çelën. Të paktën Enveri i vërtetë i burgoste me ligj, kurse Edveri juaj në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës burgos Sali Berishën, tenton të burgosë Fatmir Mediun, Ilir Metën. Burgosi me prova të falsifikuara Belerin, survejon të gjithë opozitën Edveri i sotëm. Enveri e zhduku dhe krijoi një oponencë të Bashkimeve Profesionale dhe Frontit Demokratik. Të njëjtën gjë po bën Edveri juaj, përçan opozitën, i rrëmben vulën. E bleu dhe e korruptoi dhe e futi në xhep ish-kreun e opozitës dhe tani i burgos të tjerët dhe kërkon të qeverisë me Front Demokratik përsëri, duke i shpallur luftë opozitës.

Enveri në atë kohë gardh me gjemba bëri Shqipërinë, ndryshe Edveri juaj nuk e mbyllte Shqipërinë sepse ishte PD që liberalizoi vizat. Por ai aplikon teorinë e Çubrilloviçit si teoria më fatkeqe për shqiptarët. Shpopullim të Shqipërisë që ajo të mos ekzistojë. Dhe pastaj thotë se nuk i largova unë 1 milion shqiptarë. Çfarë bënte Enveri në atë kohë? Propagandë dhe asnjë media të lira. Ndërsa Edveri i sotëm i ka kthyer të gjitha televizionet dhe portalet si Zëri i Popullit dikur.

Enveri i dikurshëm ishte ai që kishte pushtet gjithkund. Edveri juaj barazohet me të sepse ka pushtet në çdo qelizë të shtetit shqiptar dhe kontrollon çdo gjë. Por fundi i çdo regjimi është i njëjtë. Mos e harroni. Kurrë regjimet nuk kanë fund të lavdishëm. Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij, aq më i palavdishëm do jetë fundi i tij dhe i juaj. Çdo regjim është rrëzuar dhe diktatorët e çdo regjimi gjithmonë nga vullneti i qytetarëve e kanë pësuar. Ky do jetë fundi juaj dhe fundi i hajdutëve dhe kriminelëve që janë sot në pushtet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit