Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, sot gjatë fjalës së tij në Kuvend ka dalë hapur në mbrotje të kërkesave të protestuesve të cilat prej një muaji kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.
Fjala e Nokës
Jemi në mbështetje të protestuesve dhe kërkesave të tyre. Ndaj ju duhet të rezistoni se këtij do ti vijë fundi. Ka edhe disa marksist që sulmojnë opozitën por e bëjnë për karrige. Ata sot kërkojnë atë që PD ka kërkuar që 13 vite. Kanë filluar tashi të shpallin edhe armik të brendshëm dhe të jashtëm. Baza e pushtetit ka një skenar të fshehur vetëm të vjedhë dhe të uzurpojë pronat publike. Qytetarët kanlë kuptuar se ju jeni kusur për çifliqe.









