-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku kërcënon socialistët për ujin në Vlorë: Do t’ju çoj në SPAK me duart e mia

Kryesoret

Zv/ kryeministrja Belinda Balluku ka kërcënuar drejtuesit e Ujësjellës Kanalizime në Vlorë se do i dërgojë në SPAK për abuzimet që kanë bërë. Balluku paralajmëroi se dosja e shkeljeve në këtë ndërmarrje është kopsitur dhe se do ta dërgojë personalisht në SPAK.

“Sot kemi një përmirësim nivelesh të të ardhurave, kemi përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet.

E vetmja ndërmarrje që ka një problem është ajo e Vlorës, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës, kjo është diçka që ju duhet ta dini zyrtarisht, kjo nuk është një çështjet që do lihet në sirtarë, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët.

Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do t’i shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati”, tha Balluku.

Një mesazh e ka pasur për punonjës, që i quajti një grup të strukturuar kriminal. “I keni hyrë detit në këmbë. I ka rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve, pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë.

Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz shqiptar dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit