Zëdhënësja e Antikorrupsionit të Rithemelimit, Genta Vangjeli, ka deklaruar vëllai i kryebashkiakut të PS-së, Armando Subashi ka marrë ish-ndërmarrjen Gjeofizike për 1 euro.
Në një deklaratë për shtyp, Genta Vangjeli u shpreh se me anë të një vendimi të datës 1 tetorit 2014 të Këshillit të Ministrave u lidh kontrara e qirasë me tarifën simbolike 1 euro ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘Tur-Tekstil’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë ‘Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos’, me sipërfaqe të 12 507 metër katror.
Ajo deklaroi, se sipas të dhënave të marra nga Regjistri i Qendrës kombëtare të Biznesit, pronar rezulton Eltjon Subashi, vëllai i kryebashkiakut socialist, Armando Subashi.
“Zyra e Punës Fier është kujdesur që të paguajë edhe subvencione për kompaninë e vëllait të kryetarit Subashi. Sipas të dhënave të siguruara nga Spending Data Albania subjekti i kontratës 1 euro përfitoi prej Qershor 2015 deri Tetor 2017, 121 milion lekë prej Zyrës së Punës Fier”, tha ajo.