Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë, kjo pasi ai ishte shpallur në kërkim nga vendi fqinj për kryerjen tre veprave penale.
Policia bën me dije se ndaj Donald Martinit ishte caktuar dënimi me burg nga gjykata e Riminit, pasi ë korrik 2023 ka përndjekur ish të dashurën e tij duke i djegur automjetin me benzinë dhe ka dhunuar këtë shtetase.
“Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 7”. I akuzuar nga Gjykata e Riminit, për 3 vepra penale kundër personit dhe pronës, kapet në Laç dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, 30-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Riminit, Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi” njofton policia.