-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja ende në pritje të kapitenit, kuqezinjtë nisen sot drejt Austrisë

Kryesoret

Kapiteni Berat Gjimshit sëbashku me Amir Abrashin, Taulant Seferin dhe Qazim Laçin, nuk ishin prezent në seancën e djeshme stërvitore që Kombëtarja zhvilloi në Tiranë.

Të katërt lojtarët do të bashkohen me skuadrën në Austri, pasi janë ende në aktivitet. Ndërkohë edhe Elhan Kastrati, portieri i tretë s’është stërvitur, pasi po kalon një gjendje gripale. Pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi normalisht seancën stërvitore, e cila zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

Berat Gjimshiti do të bashkohet me skuadrën në Austri pas ndeshjes së fundit në Serinë A, mes Atalantës dhe Fiorentinës, e cila do të luhet më 2 qershor.

Nëse do të jetë në fushë, kapiteni mund të humbasë ndeshjen me Lihtenshtejnin, e cila luhet një ditë më pas. Ndërsa Amir Abrashi do të luajë sot ndeshjen e fundit në Zvicër, e cila vendos fatet e sezonit, pasi Grasshopers diskuton mbijetesën me Thunin. Pas ndeshjes, mesfushori do të udhëtojë drejt Austrisë.

E njëjta situatë edhe për Taulant Seferin, i cili do të luajë ndeshjen e fundit në Emirate nesër, edhe pse një takim pa rëndësi.

Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të premten dhe më pas ekipi do të niset drejt Austrisë, ku do të përgatitet dhe do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit