Dy punonjësit e AMP, Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi janë përjashtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për shkak të skandalit me portalin që denigronte drejtuesit e policisë.
Dy punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes kishin hapur një portal ku shpërndanin lajme të rreme. Regina Omeri u arrestua dhe Kushtrim Selimi është në kërkim.
Drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi kanë bërë kallëzime kundër Selimit lidhur me denigrimin dhe lajmet e publikuara.
Gjoba drejtuesve të policisë, përjashtohen nga AMP shefi i sektorit dhe Regina Omeri