Rinovimi i Lautaro Martinez me Interin ka hasur një ‘ngërç’ jo të lehtë. Pavarësisht faktit se palët kanë shprehur pëlqimin të vazhdojnë sëbashku problemet ekonomike nuk janë të lehta.
Kapiteni i Interit kërkon një pagë minimale 10-12 milionë euro në sezon. Ndërsa me bonuset që agjentët e lojtarit kërkojnë të vendosin në kontratë, arrihet në 16 milion euro.
Një shifër e lartë për një klub të Serie A, dhe drejtuesit zikaltër e kanë bërë të ditur se mund të ofrojnë deri në 10 milionë euro. Tifozët nga ana tjetër presin që kapiteni i tyre të reflektojë në lidhje me kërkesën, pasi pas fjalëve për dashuri dhe besnikëri, shifrat janë të majme.
Duke vazhduar në Serie A, gjigandët e futbollit Europian kanë kthyer sytë nga dyshja e Napolit Osimhen-Kvaratskhelia. Dy ‘diamantet’ e De Laurentis mund të mbushin arkat e klubit, për një shifër rreth 200-220 milion euro.
Nigeriani tashmë është e sigurt se do largohet, ndërsa talenti gjeorgjian ka tërhequr vëmendjen e PSG. Ku siç raportohet në tavolinë janë vendosur 80 milion euro. Për më tepër ditë sa vinë e nxehen nën hijen e Vezuvios. Siç raporton Fabrizio Romano, Napoli dhe Antonio Conte janë drejt firmosjes së një ‘martese’ dy vjeçare.
Sakaq me Realin po këto ditë do bashkohet edhe talenti tjetër brazilian Endrick, i cili mbrëmë luajti ndeshjen e fundit me Palmeirasin.
Edhe pse 17-vjeçar ai ka fituar 2 kampionate me ekipin e tij, ndërsa nuk i mbajti dot lotët në momentin e lamtumirës. Po nga Palmeirasi do largohen edhe sy sulmuesit anësor Luis Guilherme drejt West Ham për 35 milionë euro si dhe Estevao Willian te Chelsea për 65 milionë euro.