-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tajani: Ukraina nuk ka leje për të përdorur armët tona në tokën ruse

Kryesoret

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani deklaroi sot se Ukraina nuk ka lejen e Italisë për të përdorur armët e furnizuara nga ai vend për të synuar objektivat në territorin e Federatës Ruse, por mund t’i përdorë ato vetëm “për të zmbrapsur përparimet ruse dhe për të garantuar lirinë e vendit”.

“Armët italiane mund të përdoren vetëm në territorin e Ukrainës për të zmbrapsur përparimin rus dhe për të garantuar lirinë e vendit.

Është një gjë të përdorësh këto armë në territorin e pushtuar, është një gjë të mbrosh Ukrainën, është tjetër gjë të thuash se jemi në luftë me Rusinë”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes Guido Crozeto deklaroi se kushtetuta italiane e ndalon Italinë të lejojë Ukrainën të synojë territorin rus.

Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të përdorur armë amerikane në një sulm ndaj Rusisë, por vetëm në afërsi të Kharkiv.

Gjermania gjithashtu njoftoi sot se do të lejojë Ukrainën të përdorë armë gjermane për të sulmuar objektivat brenda kufijve të Rusisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit