-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po bënte rregullime, 27-vjeçari bie nga çatia dhe përfundon në spital

Kryesoret

Një 27-vjeçar në Maliq teksa ka qenë duke rregulluar çatinë e shtëpisë, ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime trupore.

Bëhet me dije se i riu K.M., ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pronari i banesës ndodhet në Komisariat. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M.,  27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit