Pas një kallëzimi të paraqitur katër vite më parë, Prokuroria e Tiranës javën e kaluar ngriti zyrtarisht akuza të shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes për disa përmbarues gjyqësorë privatë dhe pronarë të institucioneve financiare jobanka.
Ky rast ngre shqetësime lidhur me përdorimin abuziv të mjeteve ligjore nga kompanitë e mbledhjes së borxheve dhe përmbaruesit gjyqësorë. Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë shprehen për ndryshime ligjore, që të saktësojnë veprimet procedurale të përmbaruesve në zbatim të urdhrit të ekzekutimit.
Megjithatë, ekspertët mendojnë se sjelljet abuzive të subjekteve apo individëve të veçantë nuk e vënë në dyshim sistemin dhe sugjerojnë që debitorët të ndjekin në mënyrë strikte hapësirat që iu jep ligji për të mbrojtur interesat e tyre. (lexo KËTU shkrimin e plotë)