Ditën e sotme në Elbasan u arrestua 57-vjeçari me iniciale B.M. Ndërsa vëllai i tij 65 vjeç me iniciale A.M., për arsye shëndetësore po procedohet në gjendje të lirë. Në banesat e tyre dy vëllezërit mbanin kallashnikov, armë zjarri pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 palë dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 thikë.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.