-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emisioni i RAI 3, grupi i PD kërkesë zyrtare për mocion me debat në Kuvend

Kryesoret

Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për mocion me debat, pas publikimit të pjesës së dytë të investigimit të emisionit ‘Report’, në RAI3.

Në shkresën zyrtare, Grupi i PD, i drejtohet kryeparlamentares Lindita Nikolla duke kërkuar “zhvillimin e një mocioni me debat mbi lidhjet e politikës me krimin dhe masat që duhen ndërmarrë për shkëputjen përfundimtare të këtyre marrëdhënieve, që po minojnë demokracinë dhe vendosin në rrezik stabilitetin e vendit”.

Në arsyetim, Grupi i PD shprehet se “mediat ndërkombëtare kanë raportuar në mënyrë të përsëritur lidhjet e forta të politikanëve shqiptare me grupe kriminale. Në përgjimet e Antimafias Italiane të Katanzaros përmendej shprehimisht emri i kryebashkiakut të Tiranës. Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, si dy pika kontakti për të siguruar leje ndërtimi për pastrimin e parave.

Po ashtu në përgjimet e publikuara nga media gjermane BILD dolën telefonatat e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrave Tahiri dhe Gjiknuri, ish-kryebashkiakut Dako me individë të përfshirë në veprimtari kriminale, të cilët ishin angazhuar në fushatat elektorale në Dibër dhe Durrës.

Emri i kryeministrit Edi Rama ka dalë edhe në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë, ku u arrestuan 40 persona për trafik ndërkombëtar droge nga autoritetet e drejtësisë belge”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit