-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja tre gola në miqësore, Sylvinho: Mora përgjigjet e duhur

Kryesoret

Provë e mirë e Shqipërisë përballë Liechtensteinin në miqësoren e parë në prag të Kampionatit Evropian.  Kuqezinjtë fituan thellë 3-0 përballë një kundërshtari që duhet pranuar ishte modest, gjithsesi Syllvinho mori mesazhet që kërkonte nga futbollistët që ka përzgjedhur për eventin madhor të futbollit, që do të zhvillohet në Gjermani.

Konfirmohet referencë në majën e sulmit Armando Broja, një lojtar me stof elitar, provë shumë pozitive edhe për Arbër Hoxhën në krahun e majtë, me sulmuesin e Dinamos së Zagrebit që u shfaq mjaft dinamik me lojën e tij.

Rikonfirmohet “snajper” i Kombëtares Jasir Asani, që dhuroi një tjetër “perlë” nga repertori i tij, ndërsa Bajrami, në mesfushë, diktoi ritëm dhe fantazi.

Një ndeshje shumë e qetë për lojtarët e mbrojtjes dhe portierin Berisha, për të cilët ky kundërshtar nuk ishte i duhuri për t’u vënë në provë.

A morët përgjigjet që prisnit nga futbollistët në këtë test të parë? “Sigurisht që po. Ata janë të karikuar dhe po punojnë shumë. Sot kanë bërë shumë mirë të gjithë. Kanë bërë një punë shumë të mirë” tha Silvinjo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit