-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PL: Shqipëria ka cilësine më të keqe të jetesës në Europë

Kryesoret

Zv.sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu në një deklaratë për mediat tha se Shqipëria ka cilësinë më të keqe të jetesës së Europë. Ajo tha se sipas raportit të platformës ndërkombëtare Numbeo, për periudhën janar-qershor 2025, Shqipëria renditet e fundit.

Haxhiu u shpreh se Partia e Lirisë beson se Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë, por për një ndryshim thelbesor dhe te menjehershem te modelit qeverises. Sipas saj zgjidhja është programi i Partisë së Lirisë që garanton përmirësimin e cilësisë së jetesës së shqiptarëve dhe ndaljen e shpopullimit.

“Shëndetësia falas kushton më shumë se ajo private për shkak të korrupsionit, mungesës së aparaturave , ilaceve dhe mjekëvë. Shëndetësia është lënë në mëshirën e rrënimit dhe privatizimit të heshtur.

Shqipëria është sot vendi me pagat më të ulëta në Europë, ndërkohë që kostoja e jetesës – nga produktet ushqimore tek qiraja dhe shërbimet bazë – është më e lartë se mesatarja europiane. Familjet shqiptare shpenzojnë 40% të të ardhurave vetëm për ushqim, krahasuar me 13% që është mesatarja e BE-së, një tregues i varfërisë strukturore dhe i dështimit të politikave ekonomike dhe sociale.

Të rinjtë nuk kanë më mundësi të ndërtojnë jetën në vendin e tyre. Blerja e një apartamenti është kthyer në një luks të paarritshëm për shumicën e tyre. Një familje me të ardhura mesatare, ose nuk e përballon dot një banesë, ose do të jetë skllave e një kredie që zgjat gjithë jetën.

Ndërkohë, mjedisi po shkatërrohet përditë. Ajri që thithim është i helmuar nga djegia e mbetjeve urbane e industriale, uji i pijshëm nuk përdoret dot as për të larë, ndërsa lumenjtë dhe detet janë kthyer në kanale të ndotura . Kjo është një krizë mjedisore dhe shëndetësore, e shkaktuar nga paaftësia dhe mosveprimi sistematik i qeverisë.”, tha Haxhiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit