Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin “5 Pyetjet” tha se qëllimi i Rai nuk është Shqipëria, por lufta politike me Melonin.
Qëllimi është i qartë, nuk është Shqipëria. Lufta politike me Melonin. Ata kanë ndërtuar një narrativë. Nuk është as zi si thonë ata, as qelibar si thotë Rama. Ata thonë që kostot janë të larta për emigrantët, problemin nuk e zgjidh dhe është lidhur marrëveshja me një vend të kapur nga krimi”, tha Muça.