-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot provimi i parë i maturës, del teza e anglishtes

Kryesoret

Teza e anglishtes është publikuar në rrjete sociale 30 minuta para nisjes së provimit për 28 mijë maturantë. Në rrjetet sociale është publikuar variant I tezës B të Anglishtes. Provimi vijon deri në orën 12:30. Pavarësisht masave të forta, ashtu si vjet, testi ka dalë.

Janë rreth 144 qendra provimi që administrohen nga 2700 punonjës arsimorë të të gjitha strukturave, të cilët janë angazhuar për të administruar, për të monitoruar procesin e Maturës Shtetërore.

Provimet do të zhvillohen edhe në qendra me hapësira të mëdha siç janë palestra, korridore, ku 70% e mjediseve do të monitorohen nga kamerat për të siguruar dhe për të pasur një proces administrimi sa më transparent.

Pas provimit të gjuhës së huaj, më 10 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më pas më 18 qershor do kenë matematikën ndërsa më 24 qershor është provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit