-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Salianji paralajmëron ndryshime në PD: Me ne nuk mund të luhet, nuk tërhiqemi nga presionet

Kryesoret

Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e tij në Peshkopi, ku ka zhvilluar një takim me demokratë dhe mbështetës, duke theksuar nevojën për ndryshime të thella brenda Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se PD duhet të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të mobilizojë masën e zgjedhësve për të arritur sukses politik në të ardhmen.

“Ne duhet të frymëzojmë ndryshimin dhe të çojmë mbi 800 mijë votues në kutitë e votimit. PD duhet të ndryshojë. Këtë gjë e shohim edhe sot në këtë sallë të Dibrës, herën tjetër do ta bëjmë takimin në stadium. Tirana po pret, nuk e kemi lënë për në fund. Ata që bëjnë zgjedhjet e degëve në Tiranë fshehurazi, do ta shkundim edhe Tiranën. Nuk kemi parë kurrë në historinë e PD të sfidohet kryetari në detyrë dhe të ketë këtë mbështetje nga demokratët. Nuk kemi ofenduar askënd, kemi dashur të mos përçajmë, por kemi marrë fyerje, shantazh dhe linçim. Po e them edhe nga Dibra, mua dhe mbështetësit e mi as nuk na trembin, as nuk na shantazhojnë. Nuk zmbrapsemi, me ne u ka ngecur sharra në gozhdë,” deklaroi Salianji.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit