Ditën e djeshme në minierën e Bulqizës ka humbur jetën minatori 73-vjeçar Zini Murati.
Nga një gabim teknik në galerinë ‘Çupi Group’ u shemb një masiv gurësh, e cila është dhe shkaku i vdekjes së minatorit.
Në hetim ndodhen dy përgjegjësit teknik 69-vjeçari me iniciale A.A., dhe 64-vjeçari H.D, edhe brigadieri M.S., 53 vjeç.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.