Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore, duke filluar nga nesër, si shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua me sende të forta nga 4 persona disa ditë më parë dhe prej asaj kohe ndodhet në koma.
Sot, Dhoma Kombëtare e Avokatisë mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme, ku mori këtë vendim. Avokati i Sali Berishës u dhunua, mëngjesin e së mërkurës së 29 majit, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rënduar. Një nga autorët e sulmit ndaj tij u vetëdorëzua, ndërsa u shpallën në kërkim 3 të tjerët.
Sokol Mëngjesi në Greqi, Maks Haxhia: Duhen ditë për t’u zgjuar nga koma