-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Danimarka planifikon që të fshijë aplikacionin ‘Telegram’

Kryesoret

Ministrja e Danimarkës, Trine Bramsen ka bërë thirrje që aplikacioni “Telegram” i cili ka origjinë ruse të ndalohet në vendin e saj.

Gjatë një deklarate qe Bramsen dha për gazetën “Berlingske” ajo u shpreh se ky aplikacion përfshin shpesh përmbajtje “ngacmuese” ndaj grave me origjinë nga Lindja e Mesme dhe shtoi se për këtë arsye Telegrami duhet të bllokohet në vend.

“Fatkeqësisht, ne kemi parë disa shembuj skandalozë në Telegram që janë veçanërisht degraduese për gratë e reja etnike dhe mund të rezultojnë që familjet e tyre t’i përjashtojnë ato ose më keq”, theksoi Bramsen.

“Nuk mendoj se mund ta shohim ndryshe kur platformat përdoren për krime dhe rrezikojnë jetën e të rinjve. Është e mundur të vendosen disa filtra kundër llojeve të tjera të përmbajtjes ilegale. Në fund të fundit kjo do të jetë çështje e gjykatave, por ne duhet të sigurojmë që ligjet e duhura të jenë në fuqi përmes legjislacionit”, u shpreh ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit