-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumentari italian/ Rama i përgjigjet Ahmetajt: I arratisur, pa atdhe!

Kryesoret

“Dy shfaqje të neveritshme”. Kështu i ka cilësuar kryeministri Edi Rama, dy emisionet e përgatitura nga “Report” i Rai 3, me fokus Shqipërinë. Jo vetëm për Sali Berishën, por kishte një përgjigje edhe për Arben Ahmetajn, dikur njeriu i tij më i afërt dhe tani i arratisur që foli për gazetarin italian të “RAI3” duke deklaruar se Rama ka pritur në zyrë bosët e mafies.

Në bashkëpunim me një grusht shqiptarësh pa atdhe, pa fe, pa din e as iman, që jo nuk e bindin dot popullin këtu megjithëse shajnë e shpifin ditë-natë prej vitesh të tëra, po vetëm humbasin e diskreditohen përditë në sytë e tij, RAI 3 dha dy shfaqje të neveritshme të një gjasme gazetarie investigative.

U përdorën si  heronj të shfaqjeve figura të errëta, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare për tërë të zezat, një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u, një i mbyllur në arrest shtëpie nga gjykata speciale antikorrupsion, një i përjashtuari nga Vetingu në sistemin e drejtësisë.

U mor si opinionist një  veteran i luftës me gjysëm të vërteta kundër meje e qeverisë sonë e ku di unë kush tjetër, ndërkohë që u trajtuan si personazhe negativë të shfaqjes, personalitete të politikës e të kulturës italiane apo lloj-lloj individësh të njohur e të panjohur në Shqipëri, duke hedhur baltë akuzash e dyshimesh pa asnjë lloj fakti” tha ai.

Dokumentari i ‘RAI3’/ Rama: Prodhim i non gratës, mos e falni më Berishën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit