Dorëhiqet kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Ceno Klosi.
Mësohet se dorëheqja është dorëzuar gjatë paradites së sotme.
Klosi do të marrë detyrën e zv/ ministrit në dikasterin e Belinda Ballukut gjatë ditëve në vijim.
Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.