“Kur na Arbëreshë…”! Kënga arbëreshe është një perlë në gjerdanin e trashëgimisë sonë kombëtare.
Kjo trashëgimi e pasur kulturore është rijetësuar nën tingujt klasikë në 31 Maj në Kalanë e Tiranës me zërin e sopranos Nina Muho dhe kujdesin e Edlira Shkurtit dhe Jorgo Papës, mbështetur nga Ministria e Kulturës.
Tingujt kanë krijuar një atmosferë ndryshe. Arbëreshët erdhën në tokën e të parëve të tyre bashkë me kulturën, traditën dhe zakonet e vjetra.
Me kostumet që karakterizon secilën zonë, zonjat arbëreshe na rrëfejnë çfarë kanë ruajtur deri më tani edhe pse sot si asnjëherë më parë trashëgimia e zakoneve tek më të rinjtë po bëhet e vështirë.
E ndërsa sot pesha për të ruajtur vazhdimësinë e traditës, është më e madhe, edhe vetë komuniteti është i vetdijshëm se së bashku mund të ruajnë atë çka morën nga toka mëmë.