-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Përplasje mes Gogut dhe Salianjit: PS ka frikë të përballet…

Kryesoret

Një debat ka ndodhur mes Ervin Salianjit dhe Ervin Gogut pas dëshmisë së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Salianji ka kërkuar mbledhje me dyer të hapura ndërsa Gogu nuk ka  qenë dakord.

Salianji: Pavarësisht masës së marrë nga dy gjykata për drejtorin e IT ai është në detyrë dhe vetëm i pezulluar, s’ka marrë asnjë masë për të goditur paligjshmërinë sipas rendit të ditës kemi  në dëgjesë drejtorin e policisë rrumbullaku për shkak të bojkotit të maxhorancës shkresa është hedhur për votim sipas parashikimeve, nëse mbledhjet nisin me kuorum di që kërkesë merret me shumicën e anëtarëve të pranishëm, pikë të parë të kërkesës që të jetë i hapur për publikun për të komunikuar me qytetarët shkeljet në lidhje me ndërhyrje në sistemin e TIMS.

Gogu: Ky organ flet përmes vendimmarrjes dhe vendimmarrja ka qenë që të shtyhet derisa anëtarët të pajiseshin me certifikatë sigurie, shumica janë pajisur me certifikatë sigurie, administruam dëshminë e zotit Taulant Balla. Kërkesën formale të drejtorit ta hidhni në votim, mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura

Salianji: Edhe një herë tjetër duhet të vë në pah se si përfaqësuesit e PS vjedhin, i hanë gërmat , është hedhur për të vazhduar mbledhje e hapur, më thoni dot se si mund ta zhbëjmë këtë? Meqë PS ka frikë të përballet me drejtuesit e institucioneve, ju thoni t mbyllim në mënyrë të paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit